Si në Shqipërinë e 1997-ës/Në Argjentinë i kundërshtojnë me armë veprimet e arbitrave

Çfarë kanë të përbashkët futbolli i vitit 1997 në Shqipëri dhe ai i sotmi në Argjentinë? Kërcënimet me armë zjarri. Një arbitër është goditur me pistoletë të shtunën në një ndeshje amatore në qytetin Yerba Buena ku dikujt nuk i kanë mbajtur më nervat.

Si në Shqipërinë e 1997-ës/Në Argjentinë i

Qyteza në veri të rajonit Tucaman është bërë kryefjalë e mediave botërore pasi “xhaketa e zezë”, Oscar Antonio Pérez është në gjendje jo shumë të mirë i shtruar në spital pas goditjes së marrë në shpinë.

Si në Shqipërinë e 1997-ës/Në Argjentinë i

Episodi i pakëndshëm ka ndodhur në pushimin e ndeshjes ku 48-vjeçari ishte ulur për të pushuar në një karrige por pasi u ofendua nga një tifoz, ai shkoi për t’u sqaruar dhe mori në këmbim dy të shtëna, njëra prej të cilave i rrezikoi jetën.

Agresori u largua menjëherë me një motor ndërsa policia e ka shpallur në kërkim ndërsa ajo që bie në sy është distancimi i organizatorëve të turneut që theksojnë se kjo ngjarje nuk ka lidhje me ndeshjen. Mjekët bëjnë me dije se arbitri është ende në rrezik për jetën.