Barcelona fiton ndeshjen dhe sulmuesin Ansu Fati (Video)

15 minuta në "Camp Nou" mjaftuan që sulmuesi i ri i Barcelonës, Ansu Fati të tërhiqte vëmendjen në mbrëmjen katalanase ku skuadra e Xavit fitoi 2-1 me gola të Depay dhe Busquets.

Kundër Mallorcas, vendasit kishin si objektiv ruajtjen e vendit të dytë dhe e mbyllën me sukses këtë mision që i mban sërish përpara Sevillas në klasifikimin e përgjithshëm.

Fati hyri në fushën e lojës në minutën e 75 pas dëmtimit të gjatë qe i kushtoi pjesën më të madhe të sezonit dhe tashmë duket gati për t'u berë sërish pjesë e skuadrëse ritëm të plotë.