Kryebashkiaku nuk lejon banerat në stadium, tifozët refuzojnë finalen e Kupës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2022, 14:20
Futbolli është për tifozët por ndoshta jo...sipas këndvështrimit të kryebashkiakut të Varshavës në Poloni, Rafal Trazwkowski.
Në finalen e Kupës së Polonisë ai nuk lejoi tifozët e Lech Poznan të fusnin në stadium banerat me përmasa 1.5x2 dhe në këtë mënyrë, tifozët nuk mund të realizonin koreografinë.
Për të kundërshtuar vendimin e kreut të bashkisë, ata vendosën të mos hynin në stadium duke e ndjekur ndeshjen jashtë stadiumit kombëtar.