UEFA paralizon tërësisht futbollin rus, masa ekstreme edhe për sezonin e ardhshëm. Lajm i mirë për Shqipërinë

Jo vetëm këtë sezon, por edhe tjetrin, UEFA ka vendosur qe klubet ruse të mos marrin pjesë në kupat evropiane edhe për një vit tjetër si masë ndëshkuese ndaj Kremlimit për luftën në Ukrainë.

Vendim ky që penalizon rëndë klubet ruse dhe financat e tyre.

Këtë sezon, Spartaku i Moskës u përjashtua nga faza play off e Europa League, Rusia u përjashtua nga Kupa e Botës ndërsa Shën Peterburgut iu hoq e drejta e finales se Champions League.

Në vendimin e UEFAs parashikohet edhe përjashtimi i Kombëtares së Femrave nga Euro 2022 ndërsa Rusisë i hiqet e drejta për të hedhur kandidaturën për organizimin e Euro 2028 dhe 2032.

Masat bllokuese të UEFA dhe FIFA e kamë izoluar tërësisht futbollin rus ashtu si edhe shumë sporte të tjera deri në nivelet individuale.

Përjashtimi i Rusisë është lajm pozitiv edhe për Shqipërinë që konfirmohet zyrtarisht në një grup me tre skuadra në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja kuqezi ndodhet në divizionin B në një grup me Islandën dhe Izraelin duke i rritur shanset qe ekipi i drejtuar nga Reja ta mbyllë kompeticionin në vendin e parë për t'u ngjitur më pas në divizionin A.