Chelsea rrezikon shkrirjen dhe 11 vite histori për shkak të tekave të Abramovich
Nuk dëshiron ta shesësh për një shumë më të ulët se 4.5 miliardë? Atëherë përgatitu që edhe mund ta humbasësh të gjithë vlerën e pretenduar. Klubi i Chelseat që po drejtohet nga një bord i pavarur në procesin e shitjes, nuk ka marrë ende asnjë lajm pozitiv sepse Roman Abramovich e ka vendosur stekën shumë lart dhe askush nuk është në gjendje të paguajë shumën e kërkuar nga manjati rus që do të largohet nga drejtimi i bluve pas 19 viteve suksese.
Abramovich ka deklaruar se Chelsea është një çështje pasioni dhe jo parash po veprimet e fundit tregojnë të kundërtën. Në një letër dërguar Departamentit të Kulturës dhe Sportit, institucioni që po mbikëqyr procesin e shitjes, biznesmeni rus kërkon që blerësi t’i paguajë edhe 1.6 miliardë euro shtesë që në këtë rast bëhet fjalë për investimet e tij në klub gjatë dy dekadave.
Nëse përplasja do të vazhdojë të bllokojë shitjen e klubit, atëherë Chelsea rrezikon 117 vite histori sepse konsorciumi i drejtuar nga amerikani Todd Boehly dhe britaniku Jim Ratcliffe nuk janë të gatshëm të plotësojnë kërkesën shtesë të manjatit rus.
