Premier League, betejë deri në “frymën e fundit” mes Arsenal dhe Tottenham (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2022, 20:47
Arsenali dhe Tottenhami vazhdojnë të duelojnë në distancë për vendin e katërt të Premier League dhe 4 javë nga fundi, “Topçinjtë” duket se janë më pranë arritjes së objektivit. Skuadra e Artetas kaloi me vështirësi 2-1 West Ham në derbin londinez dhe e mban në 2 pikë diferencën me Tottenham.
Në krahun tjetër “gjelat” e Contes ruajtën të njëjtin hap me fitoren 3-1 në shtëpi me Leicester City. Kane dhe dy gola të Son i siguruan 3 pikëshin ekipit të “Spursave”.
34 pikë shkon Everton pas fitores 1-0 ndaj Chelseat por vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohte me dy pikë me pak se Leeds United dhe gjithashtu me një ndeshje më pak.