"Të gjithë në Tiranë" Tifozët e Romës të çmendur për finale, deri 420 euro për të hyrë në Air Albania
Lumë tifozësh nga Italia për një finale të mundshme të Romës në Tiranë në 25 maj.
Edhe pse skuadra e Jose Mourinhos nuk e ka prerë ende biletën, tifozët nuk duan t'ia dinë.
Sipas një sondazhi të kryer nga Corriere Dello Sport, romanistët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për një biletë stadiumi apo avioni.
Ata janë ta gatshëm të paguajnë deri në 420 euro për të hyrë në Air Albania, ndërsa një pjesë e madhe e tyre kanë prenotuar në hotelet që njohin rimbursimin.
Pasioni i tyre për Romën shkon përtej çdo logjike aq sa shumë prej tyre janë të gatshëm t'i drejtohen edhe drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare.
Ndërsa shumë të tjerë do të udhëtojnë drejt Tiranës edhe pa një biletë pasi ne dispzocion të njërës prej skuadrave finaliste do të jenë jo më shumë se 7 mijë bileta.
