13 medalje ari në “Kosova Open”/ Mjeshtri dhe nxënësi i taewokondosë shprehin emocionet për kompeticionin!

Julian Caca është mjeshtër trajner i taekwondos olimpike. Kampion kombëtar për disa vite dhe 5 herë kampion në kupat e Greqisë vjen së bashku me Aren Rushitin një djalosh 10-vjeçar i cili ka fituar medalje ari në taekwondo në kompeticionin “Kosova Open” ku merrnin pjesë 400 garues, në studion e “Jeto me Orën” në RTV Ora.

Caca u shpreh i emocionuar pas kompeticionit, ndërsa 10-vjeçari tha se ëndrra e tij më e madhe është të bëhet professor taekwondoje.

“Në përgjithësi e shoh se primare për fëmijët është shëndeti. Të punosh me ta është pak më e vështirë seç ishte më para. Në Kosovë pas kaq vitesh nis një organizim i tillë, ishin 400 garues. Ishte event i madh. Pasi u kthyem të gjithë më pyesnin për eventin e radhës”, tha profesori.

“Ky sport më ka disiplinuar.Unë isha praktikuar shumë për eventin, 3 herë në javë, por edhe në shtëpi. E kam ëndërr të bëhem profesor taekwondoje”, tha 10-vjeçari.