Ngjiti Bylisin në “Abissnet Superiore”, trajneri i mallakastriotëve lë gjithçka të hapur: Do ulem me Presidentin të diskutoj të ardhmen
Bylisi është shpallur kampion i Kategorisë së Parë, çka automatikisht i jep një biletë për në 10 më të mirët e Shqipërisë sezonin e ardhshëm.
Arkitekti i këtij suksesi, Jeton Beqiri, tregon për emisionin “Ora Sport” në Rtv Ora eksperiencën e tij në krye të skuadrës mallakastriote.
Trajneri nga Tetova i gëzohet ngjitjes në “Abissnet Superiore”, por nga ana tjetër lë të hapura të gjitha mundësitë për të ardhmen e tij në fund të këtij sezoni.
“Ne që merremi me futboll, normalisht ndjekim edhe kampionatin e Shqipërisë, edhe të Kosovës, edhe të Maqedonisë. Kam informacion për kampionatin shqiptar, kryesisht për Superioren, duke e qenë se transmetohet. Në bazë të miqësisë që kam pasur me presidentin Kapllanaj e kam ndjekur Bylisin sezonin e shkuar dhe kam pasur informacione sa i përket kualitetit".
