Në Europë nuk luhet më futboll. 30 minuta shpërdorohen në çdo ndeshje. Ja kampionati më efektiv dhe vendi i fundit

Prej kohësh në Europë po diskutoet rreth kohës efektive në një ndeshje futbolli që ndryshe nga basketbolli, nuk ka një kronometër për ta ndaluar në çdo moment që loja ndalon gjithashtu.

Gjatë viteve të fundit, koha efektive e lojës është ulur dhe sipas Observatorit të Futbollit Europian, koha mesatare e lojës efektive në 36 liga europiane është 59 minuta, pra më pak se një orë lojë. Në fund të llogarive, përfundimi është se 30 minuta humbasin mes vonesave të justifikuara dhe të pajustifikuara.

Kampionati ku humbasin më pak kohë është Eredivisie në Holandë me kohën 63:21, ndërsa Republika Çeke është e fundit në këtë klasifikim me kohën efektive 54:55. Pak kohë humbasin edhe në Suedi me 63:05 ndërsa Premier League në Rusi renditet në vendin e tretë me 62 minuta e 59 sekonda mesatarisht për ndeshje.

Serie A renditet në vendin e pestë duke lënë pas Bundesligën me 7 sekonda më shumë. Surpriza vjen nga Premier League në Angli që konsumon 60 minuta e 59 sekonda dhe mban vendin e nëntë në klasifikimin e CIES.