Dënohen me përjashtim për 5 vite klubet që trukuan ndeshje në të Dytën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2022, 14:42
Komisioni i Etikës në FSHF përjashton për 5 sezone nga çdo aktivitet futbollistik tre klube. Gramshi, Internacional dhe Bulqiza nuk do të marrin pjesë në asnjë aktivitet pasi u cilësuan fajtorë për trukimin e ndeshjeve në Kategorinë e Dytë.
Bëhet fjalë për tre sfida, respektivisht Oriku-Gramshi 8-0, Bulqiza-Veleçiku 0-15 dhe Internacional-Luzi 1-15. FSHF bën të ditur se në këtë përfundim doli pasi u dëgjuan disa njerëz kyç në këto ndeshje dhe bën thirrje që ndaj përgjegjësve të nisin hetimet.
Me dy vite pezullim dënohet edhe zyrtari i ndeshjes Bulqiza-Veleçiku, Memet Koçi.
