"Luftë" për t’u bërë shofere, gratë afgane kërkojnë të marrin leje drejtimi, e cila iu refuzohet nga talibanët
Edhe pse talibanët nuk nxjerrin dekrete zyrtare përmes të cilave u ndalojnë grave të drejtën për të drejtuar automjetet, grate në Afganistan pretendojnë se ndalohen nga një e drejtë e tillë, për të cilën po luftojnë që të mos përsërisin kohërat e shkuara, kur nënat e tyre u ndaluan nga e drejta për të pasur një patentë.
Ndërsa Afganistani është një vend thellësisht patriarkal, nuk është e pazakontë që gratë të drejtojne makinën në qytete më të mëdha veçanërisht në Herat në veriperëndim, i cili është konsideruar prej kohësh liberal nga standardet afgane.
Kreu i Institutit të Menaxhimit të Trafikut të Heratit që mbikqyr autoshkollat tha se është urdhëruar të ndalojë dhënien e patentave të automjeteve për gratë.
Adila Adeel, një grua 29-vjeçare, instruktore e cila zotëron një Institut trajnimi për drejtuesit e automjeteve, tha se talibanët duan të sigurojnë që brezi i ardhshëm të mos ketë të njëjtat kushte si nënat e tyre.
Kryengritësit që u shndërruan në sundimtarë morën përsëri kontrollin e vendit në gusht të vitit të kaluar, duke premtuar një rregull më të butë se qëndrimi i tyre i fundit në pushtet midis 1996 dhe 2001, i cili u dominua nga abuzimet e të drejtave të njeriut.
Por ata kanë kufizuar gjithnjë e më shumë të drejtat e afganëve, veçanërisht vajzave dhe grave që janë penguar të kthehen në shkollën e mesme dhe shumë punë te tjera ne administraten publike.
Talibanët janë përmbajtur kryesisht nga nxjerrja e dekreteve kombëtare, të shkruara, në vend të kësaj duke i lejuar autoritetet lokale të nxjerrin dekretet e tyre të thëna vetëm gojarisht, pra pa përcaktuar nëse automjetet duhen drejtuar vetëm nga burrat.
Zainab Mohseni, 26 vjeç, kohët e fundit ka aplikuar për patentë, sepse thotë se gratë ndihen më të sigurta në makinat e tyre sesa në taksitë që drejtohen nga shoferë meshkuj.

