E kishin paketuar për në morg…por i moshuari është ende gjallë

Një pacient nga një shtëpi të moshuarish në Shangai u shpall gabimisht i vdekur dhe u dërgua në morg ndërsa ishte ende gjallë.

Siç raporton Time, e cila citon mediat lokale, punonjësit e zyrës së funeralit kanë kuptuar se burri po merrte ende frymë dhe u siguruan që ai të transportohej menjëherë në spital, ku tashmë ndodhet i shtruar në kushte të qëndrueshme. 

Qeveria komunale konfirmoi incidentin dhe tha se kishte nisur një hetim, ndërsa shtëpia e të moshuarve kërkoi falje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Putuo". Një video që po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale tregon burrin të mbështjellë me një mbulesë të verdhë teksa mbahet nga punonjësit e zyrës së funeralit jashtë shtëpisë së të moshuarve. 

 

Megjithatë, një lëvizje e papritur do të kishte vënë në dyshim punonjësit, të cilët kanë konstatuar funksionet jetësore të burrit duke e transferuar menjëherë në spital. 

Episodi përkeqësoi më tej polemikat mbi menaxhimin e bllokimit në Shangai, i gjykuar si "kaotik". 

Shumë komente zemërimi dhe dëshpërimi u shfaqën në rrjetet sociale kineze dhe në Twitter.

 "Kjo është një vrasje, shkroi një përdorues i Weibo, duke shtuar se kriza e besimit në qytet po bëhet shumë serioze".