BE sanksione të reja ndaj Rusisë. SHBA paralajmëron se Moska ka në plan të aneksojë pjesë të Ukrainës Lindore
BE vazhdon përpjekjet për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë dhe kjo është në kuadër të hapave të ndërmarrë për më shumë evakuime nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
KLIKONI KËTU PËR LAJMET MINUTË PAS MINUTE
Komisioni Evropian pritet të propozojë një paketë të gjashtë të sanksioneve të BE-së këtë javë kundër Rusisë për pushtimin e saj të Ukrainës më 24 shkurt, duke përfshirë një embargo të mundshme për blerjen e naftës ruse.Ambasadorët nga vendet e BE-së do të diskutojnë sanksionet e propozuara të naftës në një takim që do të zhvillojnë këtë të mërkurë.
Eksportet ruse të energjisë në Evropë, deri tani të përjashtuara kryesisht nga sanksionet ndërkombëtare, po financojnë luftën e Kremlinit me miliona euro çdo ditë.
Michael Carpenter, ambasadori i SHBA në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë paralajmëroi se Moska ka në plan të aneksojë pjesë të Ukrainës Lindore.
Përsa i përket Mariupol, i cili mbahet pothuajse tërësisht nga forcat ruse, është një objektiv kyç sepse kapja e tij do t'i privonte Ukrainës një port jetik, do të hapte një korridor tokësor për në Krime, të cilin Moska e mori nga Ukraina në 2014. Fokusi kryesor i pushtimit është arritja e kontrollit të plotë të rajonit lindor të Donbasit./The Guardian/