Çfarë është NATO dhe si i është përgjigjur pushtimit të Rusisë në Ukrainë?

NATO, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut është një aleancë ushtarake e formuar në vitin 1949 nga 12 vende, duke përfshirë SHBA, MB, Kanadanë dhe Francën.

Qëllimi i NATO-s fillimisht ishte të kundërshtonte kërcënimin e zgjerimit rus të pasluftës në Evropë. Rusia Sovjetike u përgjigj duke krijuar aleancën e saj ushtarake të vendeve komuniste të Evropës Lindore, të quajtur Pakti i Varshavës. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, një numër i vendeve të ish-Traktatit të Varshavës iu bashkuan NATO-s.

KLIKONI KËTU PËR LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Zyrtarët e mbrojtjes amerikane janë shprehur se pushtimi i Ukrainës nga Moska ka të ngjarë të sjellë zgjerimin e NATO-s.

Për shkak se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, aleanca nuk është e detyruar të dalë në mbrojtje të këtij vendi.  Vendet e NATO-s kanë frikë se nëse trupat e tyre përballen me forcat ruse në Ukrainë, kjo mund të çojë në një konflikt të gjithanshëm midis Rusisë dhe Perëndimit. Kjo është dhe arsyeja pse NATO refuzoi vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

 Presidenti i Ukrainës Zelensky ka pranuar se Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO për momentin, duke thënë: "Është e qartë se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë."

NATO nga ana tjetër ka miratuar ngritjen e katër grupeve të reja luftarake shumëkombëshe në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani - tre prej të cilave kufizohen me Ukrainën - duke dyfishuar praninë e NATO-s në rajon. Ndërkohë SHBA është zotuar të dërgojë më shumë trupa në Evropë.