Vrasësi i studentit amerikan burgoset pas 30 vitesh

Tre dekada pasi trupi i studentit amerikan Scott Johnson u gjet në fund të shkëmbinjve në Sidnei, vrasësi i tij është dënuar me burg.

Scott White u dënua ditën e sotme me 12 vjet e shtatë muaj burg për vrasjen e 27-vjeçarit Johnson.

Hetuesit fillimisht e trajtuan vdekjen e Johnson si një vetëvrasje, por në vitin 2012 dhe 2015, mjekët kërkuan rihapjen e rastit. Në të dyja rastet, policia nuk gjeti prova bindëse për të vërtetuar që Johnson nuk ishte vetëvrarë.Por në nëntor 2017, një mjek ligjor që trajtoi rastin tha se ai ishte vrarë nga urrejtje homoseksuale, gjë që çoi në hetim të ri.

Ish-gruaja e White në vitin 2019 pasi dëgjoi për rastin, ka vënë në dijeni policisë se burri i saj ishte mburrur shpesh për "goditjen" e të rinjve homoseksualë dhe nuk e kishte mohuar vrasjen e Johnson kur ajo e kishte pyetur.

Gjykatësi që shqyrtoi çështjen është shprehur se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar se ishte një krim i urrejtjes së homoseksualëve, por e dënoi White me burg për vrasjen e vitit 1988.

Sipas statistikave të deritanishme 80 burra homoseksualë janë vrarë shumica prej tyre të shtyrë nga shkëmbinjtë./BBC/