9 maji, ‘Dita e Pushtimit’ Perëndimi: Rusia pritet t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës
Zyrtarët amerikanë dhe të vendeve të tjera perëndimore besojnë se në 9 Maj, ditën kur Rusia feston Ditën e Fitores kundër fashizmit, presidenti Putin mund të deklarojë pushtimin e Ukrainës duke hequr dorë nga termi operacion special ushtarak.
Sipas ligjit rus, shpallja e luftës ndaj Ukrainës do t’i lejonte presidentit Putin të mobilizonte forcat rezervë e rekrutët, pasi vendet perëndimore dhe ukrainas kanë vlerësuar se të paktën 10 000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë që kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainë në 24 shkurt.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Perëndimi ka dyshuar prej kohësh se Putin do ta përdorte ditën simbolike dhe vlerën propagandistike të 9 majit për të shpallur një arritje ushtarake të forcave ruse në Ukrainë.
Të hënën, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha se Moska nuk kishte ndërmend t’i jepte fund të ashtuquajturit operacion special në Ukrainë në 9 maj në mënyrë artificiale, pra sa për simbolikë.
Deri më sot, Putin ka refuzuar të përdorë terma si sulm apo pushtim për agresionin që është duke ndodhur në Ukrainë, por e ka pagëzuar atë vetëm me termi ‘operacion special’.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace deklaroi javën e kaluar se Putin do t’i japë fund të ashtuquajturit operacion special për të shpallur një luftë gjoja kundër nazistëve, pra qeverisë së Ukrainës.
Gjatë gjithë konfliktit, Putin ka nisur një fushatë gjoja për ‘denazifikimin’ e Ukrainës, një vend me një president hebre si Zelenski.
Pas një sërë pengesash ushtarake, Moska ka përqendruar përpjekjet në rajonin e Donbasit në lindje të vendi, i cili ka qenë në vijën e parë të konfliktit Rusi-Ukrainë që nga viti 2014.
