Australianët festojnë ardhjen e pranverës me ritualin e zjarreve
"Një festë pagane që lajmëron ardhjen e pranverës është mbajtur në Australi. E njohur ndryshe edhe si nata e shtrigave, kjo mbrëmje shërben për të larguar shpirtrat e këqij nëpërmjet ritualit të zjarreve".
Australianët festojnë ardhjen e stinës së pranverës me zjarre në Natën e Walpurgis, një festë tradicionale e njohur gjithashtu si “nata e shtrigave”.
Ashtu si pjesa dërrmuese e festave pagane, sfondi mistik i kësaj nate bazohet në Solsticin pranveror, pra në misterin e ndryshimit ciklik të stinëve.
Sonja Faschingeder, organizatore e festës, në kështjellën Plankenstein, tha se atmosfera është shumë e bukur.
"Është një festival i mrekullueshëm me zjarre, vallëzim, muzikë, shtriga, magjistare, ushqim të mirë. Gëzojmë jetën, lexojmë letra, vizitojmë dyqane të bukura ku ju mund të blini fshesa për të fluturuar. Gjithçka është shumëngjyrëshe. Në natën Walpurgis ne largojmë dimrin dhe presim me padurim pranverën".
Ndërsa Diana Selenz, e cila merr pjesë në festën e natës shpjegon një tjetër aspekt të ritualit:
"Beltane nënkupton pjellorinë, kështu që njeriu i lutet perëndisë në të cilin ende beson për pjellorinë e gruas, burrit apo edhe tokave, që të korrat të shkojnë mirë. Kërcejmë rreth zjarrit dhe festojmë së bashku. Në ditët e sotme, fertiliteti nuk është më fokusi i festës, por njerëzit si unë thjesht kënaqen dhe argëtohen".
Shumë popuj të Evropës Qendrore dhe Veriore vazhdojnë të festojnë festën e pranverës dhe lulëzimin e natyrës. Duke ndjekur traditat e lashta, njerëzit djegin zjarre të mëdha.
Kështu, ata shpërndajnë shtrigat dhe pastrohen me fuqinë e zjarrit. Koncerte me shfaqje studentore, vallëzime dhe lojëra të ndryshme zhvillohen në sheshet e qytetit.
