Fëmijët në Mariupol 'pinë ujë shiu nga pellgjet'

Nataliia Roberts po përpiqet të sjellë shoqen e saj më të mirë, Yuliia, dhe tre vajzat e saj për të qëndruar me të në Uells, pasi dëgjoi për kushtet e rënda me të cilat u përballën në Mariupol.

KLIKONI KËTU PËR LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Ajo tregon se Julia dhe tre vajzat e saj, 11, 6 dhe 3 vjeç, u duhej të dilnin nga bodrumi, streha e tyre e sigurt në qytetin e rrethuar, sa herë kishte reshje për pirë ujë e shiu nga pellgjet pasi kishin shumë etje.

Por pasi u shkatërrua shtëpia e tyre, familjes iu desh të gjente strehë në bodrumin e një vendi të shenjtë sëbashku me shumë të tjetër por Julia është në vështirësi të sigurimit të ushqimit për fëmijët.

"Fëmijët kërkonin shumë ushqim dhe ajo i ushqentë para se të flinin në mënyrë që ata të ndiheshin të ngopur" tha me shqetësim shoqja e saj Nataliia.