Protesta në Rinas/ Policia ndërhyn me FNSH për të zhbllokuar rrugën, banorët bëjnë rezistencë

Sinjali i dhënë nga kryeplaku i fshatit se rruga e Rinasit do të rikthehet me dy sense kalimi nuk i ka bindur banorët që kanë vendosur të qëndrojnë në protestë.

Vendimi i tyre ka hasur në reagimin e policisë që ka tentuar ti largojë me dhunë.

Përplasja është shoqëruar edhe me një person të lënduar.

KLIKONI KËTU PËR LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Ndërhyrjen e policisë e kanë konsideruar të paligjshëm për shkak se protesta ishte njoftuar deri në orën 12:00.

Në ndihmë të forcave të rendit mbërritën dhe përforcime të forcave speciale që nuk ndalën as pas thirrjeve se në protestë kishte dhe fëmijë.

Në nisje të tubimit banorët këtë të martë, (3 maj) ishin së bashku me fëmijët të cilët së bashku me familjarët theksuan heqjen e të drejtës për arsim.

Për bllokimin sipas tyre të njëanshëm të rrugës mazhorancës i kujtuan edhe votën
Në ditën e dytë të qëndresës nuk munguan as shoqërimet. Ora News fokusoi momentin kur një i ri u shoqërua nga efektivë të veshur civilë.