Foshnja i vdekur në valixhe/ Pikëpyetjet që fshihen pas. Familja e pa me bark të madh por s'bëri asgjë
Një problematike e madhe, jo vetëm shëndetësore por dhe sociale dhe ekonomike fshihet pas ngjarjes shokuese që u zbulua sot kur foshnja e porsalindur u gjet e vdekur në valixhe.
Ngjarja u shënua në lagjen nr 15 në Korçë mëngjesin e 2 majit 2022
Mjekja neuro-psikiatre Nikolina Bode e cila ka vizituar gruan tregon se ajo vuan nga çrregullim psikotik.
“Është e sëmurë, jashtë realitetit. E çuan veten e saj një person tjetër dhe që ky fëmijë është lindur nga një person tjetër jo ajo” tregon mjekja.
Një fakt i çuditshëm që do të hetohet dhe nga prokuroria është se familjarët e kishin parë në muajin dhjetor me bark të madh por pikëpyetje ka pse nuk kanë reaguar. Një pikëpyetje e madhe është dhe si një grua në gjëndje të papërgjegjshme dhe me një fëmijë autik të lihej e vetme.
“Ajo njihej si e sëmurë nga familjarët. Nuk më pëlqeu që ajo jetonte vetëm me një fëmijë autik. Dmth një e papërgjegjshme jetonte me një fëmijë autik vetëm ndërsa i shoqi larg. Këtu ka problematika të thella jo vetëm shëndetësore por dhe sociale e ekonomike. Ka shumë probleme”
“Nga informacioni që mora referohej nga familjarët që është parë në dhjetor me bark të madh por ndërkohë nuk mund ti afrohej apo ekzaminoje sipas familjarëve edhe pse ata kërkuan që ta zbulonin çfarë ishte. Ndërkohë vetë familja dëshmon që e ka parë më vonë”
