Vasili: Veliaj ka “avulluar” 28 mijë metra katrorë ndërtime për banesat sociale, po shkel ligjin
Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se sipas ligji për ndërtimet mbi 2000 metra katrorë, 3% e sipërfaqes i kalonin fondit të bashkisë për banesat sociale.
Ai tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se deri më tani, sipas informacioneve të bashkisë është marrë rreth 50% e kësaj shifra.
Vasili sqaroi se duhet të ishin së paku 58 mijë metra katrorë që duket të kalonin për banesat sociale, ndërsa deri më tani shifra është vetëm 32 mijë metra.
Vasili: Unë i jam drejtuar prokurorisë për një shkelje flagrante të ligjin. Sipas ligjit për të gjitha ndërtimet mbi 2000 metra katrorë, 3% e sipërfaqes i kalonin fondit të bashkisë për banesat sociale. Pra, nëse do të ndërtoje 2000 metra katrorë e sipër, i bie që një sasi të caktuar do të japësh për bashkinë. Kërkova na bashkia informacion se sa sipërfaqe është dhënë për këto banesa. Pas këtij ligji janë dhënë mbi 1.9 milionë metra katrorë.
Sipas ligjit, 4% e tyre ose rreth 58 mijë metra katrorë si pjesë e ndërtuar për banesat sociale për qytetarët në nevojë. Një drejtori e bashkisë që merret me këtë çështje, raporton se bashkia pret të marrë 32 mijë metra katrorë, nga 58 në total, ndërkohë që pjesa tjetër ka avulluar në kundërshtim me ligjin. Fakti më i rëndë akoma, me propozim të Veliajt i propozohet këshillit bashkiak në një pikë, që biznesmenët e ndërtimit po të duan nuk japin sipërfaqe, por japin lekë në duar. Ndërsa ligji e saktëson qartë për dhënien e kësaj sipërfaqe. Nuk ka asnjë mundësi për ta konvertuar me para.
Vasili shtoi se 58 mijë metra katrorë po të pjesëtohen me një banesë normale, atëherë i bie se i thonë gati 750 apartamente që duhet të ishin përftuar nga qytetarët.
Vasili: 58 mijë metra katrorë, po ta pjesëtojmë me një banesë normale rreth 80 metra katrorë, atëherë i bie se i thonë gati 750 apartamente që duhet të ishin përftuar nga qytetarët. Nga pjesa e munguar janë rreth 350 apartamente mungesë. Duke qenë që këshilli bashkiak është monist, këta dalin mbi ligjet e parlamentit. Erion Veliaj ka marrë një vendim monist në këshill duke e konvertuar në para, pazarllëqe që ligji nuk i lejon sepse dalin mbi kuvendin.
