Marshimi protestë për 1 Maj, kërkohen paga dhe punë dinjitoze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2022, 11:19
Qytetarët dhe aktivistë të shoqërisë civile zgjodhën të protestojnë këtë 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për paga dhe punë dinjitoze, si dhe perspektivë shoqërore.
Me pankarta në duar, marshimi protestë i tyre nisi nga sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë, ku edhe përcollën mesazhet.










