Gjatë 2021 shpërthyen grabitjet dhe dhuna

Vitin e shkuar numri i përgjimeve të telefonave dhe individëve ka njohur një rritje tepër të lartë nga SPAK dhe prokuroritë.

Por po ashtu dhe numri i çështjeve penale të hapura nga akuzat e rretheve është i lartë, krahasuar me periudhat paraardhëse.

Sipas raportit të dorëzuar në parlament prokuroria ka marrë në shqyrtim rreth 61 mijë dosje, nga të cilat janë ndjekur 47 mijë procedime me një rritje prej rreth përqind.

Ndërkaq bëhet e ditur se është vendosur mosfillimi për 13 mijë referime dhe kallëzime penale.

Një tjetër element i rëndësishëm është rënia e proceseve për shkelje të kodit ushtarak.

Janë 17 dosje të trajtuara për mos paraqitje në repartin ushtarak, një për plagosje nga pakujdesia dhe një për largim pa leje.

Në proceset që janë dërguar në gjykatë numrin më të lartë e zë vjedhja e pasurisë me 78 përqind të totalit, e ndjekur nga vepra penale kundrejt rendit dhe sigurisë e më tej shkatërrimi i pronës.

Pastrimi i parave ka nxirë panoramën e Shqipërisë në raportet ndërkombëtare, por prokuroria raporton se kjo vepër zë vetëm 0.61 për qind të totalit të ndjekur.

Në dokumentin e dorëzuar nënvizohet se gjykata ka vendosur në favor të të akuzuarve vetëm në 1.17 përqind të dosjeve.

Janë 12 mijë e 300 të dënuar në vitin e shkuar dhe vetëm 144 kanë mundur të marrin pafajësinë.