Banorët e Rinasit, nesër protestë kundër qarkullimit të rrugës me një sens

Banorët e Rinasit kanë njoftuar një protestë paqësore të hënën në orën 10:00 në rrugën e vjetër të Rinasit, te kryqëzimi që shkon në Tapizë dhe varrezat e fshatit.

Banorët protestojnë kundër bllokimit të rrugës së Rinasit dhe kalimit me një sens.

Ata thonë se bllokimi i rrugës i dëmton si banorë dhe biznese duke u penguar aksesin në varreza, për të dërguar fëmijët në shkollë etj.

Për tubimin që do të zgjasë deri në orën 12 kanë njoftuar dhe policinë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga 1 Maji, lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga aksi Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Banorët e Rinasit, nesër protestë kundër qarkullimit