Mjeti bujqësor futet në autostradë dhe përplaset me furgonin, tre të plagosur në aksin Lushnje-Fier
Nga Julian Kasapi Përditësimi i fundit 1 Maj 2022, 12:08
Një aksident rrugor ndodhur në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi të urës së Semenzës.
Një mjet bujqësor ka hyrë në autostradë, duke i zënë rrugën një furgoni.
Përplasja ka shkaktuar dëmtime të rënda tek dy drejtuesit e mjetit bujqësor dhe është dëmtuar lehtë drejtuesi i furgonit.
Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mjetet bujqësore nuk lejohen të hyjnë në autostradë.
Megjithatë përbëjnë rrezik edhe në rrugë dytësore pasi drejtuesit e tyre nuk kanë kualifikimin e duhur për drejtim në shumicën e rasteve.
Dy muaj më parë një drejtues mjeti bujqësor humbi jetën në Zhame, pasi e zuri mjeti poshtë në kanal.



