Sherr për parkimin e mjeteve, kërcasin shkopi i drurit e grushtet në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2022, 12:24
Një sherr për parkimin ka përfunduar në përleshje fizike në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 10.45, në afërsi të një lokali në Plazh Durrës.
Shtetasi E. M, 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A.
Shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri, ndërsa shtetasi E.M., e ka goditur me grushta.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
