Shpejtësia në kthesë i mori jetën të riut në rrugën Shëngjin-Kune

Shpejtësia e lartë në këtë kthesë në segmentin që lidh rrugën e Shëngjinit me Kunen, dyshohet se u bë shkak për aksidentin tragjik ku humbi jeten një 19-vjeçar dhe u plagos një tjetër.

Automjeti i cili drejtohej nga Armando Pacani, doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal ku i riu dyshohet se u mbyt më pas në në ujë.

Kalimtarë të rastësishëm kanë tentuar tu japin ndihmën e parë duke i dërguar të rinjtë me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, por 19-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Rruga që lidhet me Kunen ka dy kthesa të forta që janë bërë të rrezikshme dhe nuk mungojnë rastet e aksidenteve.

Aty këshillohet lëvizja me shpejtësi të ulët, pasi kthesat janë rreth 75 gradë dhe janë burim aksidenti.

Ky segment është hapur si një mundësi për të shkurtuar lëvizjen e mjeteve të vizitorëve dhe pushuesve drejt zonës së Kunes.

19-vjeçari, Armando Pacani, që humbi jeten në këtë aksident, ishte nxënës vitit të tretë në shkollën profesionale "Kolin Gjoka" në Lezhë.

Shpejtësia në kthesë i mori jetën të riut në

Shpejtësia në kthesë i mori jetën të riut në