Pak minuta shi dhe breshër përmbytin Tiranën
Janë dashur vetëm pak minuta shi dhe Tirana i kthehet traditës së përmbytjeve
Këto pamje vijnë nga Shkoza ku rruga është kthyer në lum të rrëmbyeshëm.
Shkak duket se është mungesa e kanalizimeve dhe e investimeve që banorët i kërkojnë prej vitesh
Edhe në zonën e freskut paraqitet e njëjta situatë.
Por jo vetëm në periferi. Edhe në zonën e oxhakut situata mbetet problematike. Për shkak të bllokimit të kanalizimeve, ujërat kanë dalë mbi asfalt.
E njëjta situatë raportohet të ketë ndodhur dhe në akse të tjera ku mesa duket bashkia nuk ka pritur që reshjet të rikthehen edhe në këtë nisje të muajit maj
Moti i keq ka përfshirë thuajse të gjithë vendin. Madje në tiranë nuk munguan as reshjet e breshrit të cilat madje zbardhën dhe çatitë për pak momente




