Falje pa kufizime në shesh, xhamia e Namazgjasë nuk i hapi dot dyert as për këtë Fiter Bajram
Nga Nertila Dosti Përditësimi i fundit 1 Maj 2022, 15:33
E diela është e fundit e 30 ditëve agjërim e sakrificë. Në mbrëmje besimtarët myslimanë përmbyllin muajin e madhërishëm të Ramazanit.
Rrugëtimi gjatë të cilit besimtarët janë afruar me Krijuesin me lutje e adhurime kulmon me festën e Fitër Bajramit.
Pas dy viteve pandemi këtë herë falja në shesh do të kryhet pa kurrfarë kufizimi.
Edhe pse në përfundim të punimeve, xhamia e Namazgjasë duket se edhe këtë Fitër Bajram do ti mbaj dyert mbyllur për qytetarët.
Përmes një video mesazhi shpërndarë në rrjetet sociale, kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu uroi stabilitet dhe përfundim të konflikteve të nisura.
Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami janë festat më të rëndësishme në kalendarin islam.
