Pas heqjes së masave anti-Covid, fluks hyrje-daljesh në pikat kufitare

Masat anti-Covid nuk janë më kusht për të hyrë në Shqipëri.

Nga toka, deti apo ajri mund të kalohet pa certifikatën e vaksinimit apo tamponin negativ.
E pikërisht heqja e tyre përkon me ditë pushimesh e festash.

Në pikën kufitare të Morinës janë krijuar radhë të gjata teksa policia po zbaton proceduren e pershpejtuar për të reduktuar fluksin.

Numri i hyrje-daljeve është shtuar në të gjitha pikat e kalimit kufitar në juglindje të vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyre e kanë dalë 5342 shtetas, ndërkohë që numri ka qenë i lartë edhe në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë me 6930 shtetas.

Shqiptarët e Kosovës shprehen shumë optimistë për lehtësimin e masave.

Ndërkohë Kosova ende vazhdon me procedurat kufizuese, duke kërkuar certifikatë vaksinimi apo teste Covid-19.

Pas heqjes së masave anti-Covid, fluks hyrje-daljesh në pikat kufitare