Bombola e gazit u djeg banesën, plagosen çifti i ri në Pogradec

Një banesë në fshatin Nizhavec në Pogradec është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e të shtunës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

"Ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. Xh., 33 vjeç, ku për pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe kanë marrë dëmtime të lehta, pronari i saj N. Xh. dhe bashkëshortja e tij H. Xh., 30 vjeçe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.

Nga hetimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.