I vodhën një shumë të konsiderueshme parash bashkëfshatarit, arrestohen dy të rinjtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2022, 14:55
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj të dyshuar si autor të vjedhjes së një
shumë të konsiderueshme parash në një banesë.
Në pranga ranë shtetasit A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, banues në të njëjtin fshat.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim.
