Trotuare me gjerësi të tillë mund të gjesh vetëm në Tiranë

Në rrugën "Sadrik Petrela" ku siç mund ta shikoni edhe nga pamjet ngushtësia e trotuareve krijon vështirësi për të kaluar në to.

Edhe në rrugën "Ali Demi" shfaqet e njëjta problematikë, ku përveç ngushtësisë janë edhe bizneset ato që kanë bllokuar trotuaret.

Ndërkaq në rrugën "Tonin Arapi" është pothuajse e pamundur të kalosh në trotuar.

Gjerësia e tij është sa një këmbë me numër 37.

Kjo nënë e moshuar shprehet se nuk ka zgjidhje tjetër për të kaluar edhe pse nën rrezikun e aksidentit nga makinat.

"Me hip në trotuar bie, si të hip një këmbë atje dhe një ktej?"

Njëri krah i rrugës "Taulantia" në zonën e ish-tregut elektrik pothuajse nuk ka fare trotuar.

Sipas vëzhgimeve të kryera, shumë zona në kryeqytet krijojnë problem për kalimin e këmbësorëve për shkak të punimeve të pamenduara të trotuareve.

Për këtë, qytetarët shprehen mjaft të shqetësuar.

"Shumë e rrezikshme."

"Ec në mes të rrugës dhe të shtyp makina."

Qytetarët i bëjnë apel qeverisë të rishikojë krijimin e tortuareve sa më parë për shkak se sipas tyre, çdo ditë janë të rrezikuar ndaj aksidenteve të mundshme si pasojë e ecjes në rrugë.