Dy dekada pritje, Shijaku feston rikthimin në elitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2022, 18:07
Ka festë në Shijak ku Erzeni sigurin matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore një javë nga fundi i së Parës. Qyteza në afërsi të Durrësit finalizon me sukses një sezon të shkëlqyer ku arriti t’i bashkohej Bylisit për biletën e dytë të futbollit elitar në vendin tonë.
Shijakasit rikthehen në kategorinë e më të mirëve pas pothuajse dy dekadave mungesë dhe këtë e bënë me një fitore bindëse 5-1 ndaj Vorës edhe pse iu nevojitej vetëm një barazim.

