Sulmuesi i Romës takon mësuesin e gjimnazit në një stadium mijëra km. larg shkolllës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2022, 09:56
Shkoi në Angli për të luajtur një gjysmëfinale të kupave europiane por bëri edhe më mirë, takoi pas shumë vitesh mesuesin e tij të fillores në vendin dhe kohën më të pamendueshme të mundshme.
Bëhet fjalë për ganezin e Romës, Felix,li cili udhëtoi me skuadrën në Leicester për duelin me “dhelprat” por në shkallët e stadiumit kishte një fans të veçantë, ish-profesorin e tij të shkencave në “Berekum High School”.
Sulmuesi u aktivizua vetëm 6 minuta por ndërsa po shkonte në dhomat e zhveshjes u thirr nga një tifoz i quajtur Enoch Adomako që në të shkuarën ka qenë mësuesi i djaloshit. Nuk u ka besuar syve sulmuesi i Romës që sigurisht e njohu mësuesin e tij dhe i dhuroi fanellën e tij me numrin 64. Bota ndonjëherë është më e vogël se sa duket...
