Ronaldo prezanton vajzën me botën dhe e shoqëron me mesazhin e ëmbël

"Gjithmonë dashuri". është ky titulli që i ka vendosur postimit të mbushur me dashuri nga Cristiano Ronaldo me vajzën e sapolindur në duart e tij.

Pak ditë pas humbjes së djalit, sulmuesi portugez po jep sinjale se procesi i rimëkëmbjes do të jetë i shpejtë dhe për këtë, një dorë të madhe po i jep vogëlushja që i eshtë shtuar familjes së madhe. 

Mesazhin, CR7 e ka shpërndarë në rrjetet sociale ku fotoja bardhë e zi ka tërhequr shumë vëmendje në një moment delikat për lojtarin e Man. United dhe të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez.