Gjykatësja turpëron Becker dhe e dënon me 2.5 vite burg. Ish-numri 1 do të shkojë pas hekurave
Vendim i formës së prerë, Boris Becker është dënuar me 2.5 vite burgim pasi rezultoi fajtor për fshehje të pasurisë në një kohë që kishte shpallur falimentin në vitin 2017.
Vendimi është marrë nga një gjykatë në Londër ku Becker kishte apeluar dhe tashmë 3 herë fituesi i Wimbledon duhet të shkojë pas hekurave në qytetin ku fitoi famën më të madhe dhe arriti të futej në librin e artë të tenisit botëror. Sipas gjykatës, ish-numri 1 i botës fshehur pasuri me vlerë 2.5 milionë pound para të thata por edhe prona.
“Detyrimi të shtynte të vendosje në dispozicion të drejtësisë asetet që kishe në pronësi por nuk e bëre. Ke humbur karrierën, reputacionin dhe pronat por nuk tregove asnjë pendesë. Edhe pse mund të jesh ndier i fyer dhe i përulur nga këto seanca, ti nuk ke treguar aspak përulësi”, theksoi gjykatësja Deborah Taylor që i vendos kapakun një sage të gjatë gjyqësore që po zgjat prej shumë vitesh. Becker tashmë duhet të vuajë saktësisht 15 muaj pas hekurave.
