12 Topa të Artë në një skuadër, ideja e çmendur e Al-Khelaifi
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi bashkë në një skuadër, te PSG dhe kjo nuk është një hipotezë imagjinare por realitet. Pronari i klubit parizien Al Khelaifi duket i dorëzuar në betejën për të bindur Mbappe të qëndrojë dhe pas largimit të sulmuesit te Real Madrid, do të tentojë numrin 7 për ta afruar në “Parc De Princes” ku do të zbrisnin në fushë bashkë në të njëjtën kohë, 12 Topa të Artë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në të shkuarën.
Komentatori Paul Merson, i cituar nga “Mirror” thekson se ky mund të jetë viti i fundit i luzitanit në Angli pasi ai dëshiron me çdo kusht të luajë në Champions League me një skuadër konkurruese dhe të fortë mjaftueshëm për të tentuar trofeun.
“Do të isha i surprizuar nëse Ten Hag do të vazhdonte me Ronaldon te Manchester United. Trajneri që do të vijë, mendon oër një skuadër shumë të re në moshë dhe 37 vitet mbi supet e Ronaldos rëndojnë shumë”.
