Digjet makina në autostradën Levan-Vlorë (Pamje)

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në autostradën Levan-Vlorë, në zonën e Novoselës.

Automjeti është djegur në afërsi të një karburanti. Shërbimi zjarrfikës ka bërë shuarjen e mjetit.

"Më datë 30.04.2022, rreth orës 16:40, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti me drejtues shtetasin E. D. Nuk ka dëme në njerëz" njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Digjet makina në autostradën Levan-Vlorë (Pamje)