Deklaratat e zyrtares amerikane për Berishën, Strazimiri: Aspak shqetësuese, kontratën e kemi me shqiptarët
Në një intervistë për Zërin e Amerikës pas përmbylljes së vizitës së saj në Tiranë ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, konfirmoi edhe njëherë se qëndrimi i SHBA për ish-kryeministrin Berisha mbetet i pandryshuar dhe se si përfaqësues të PD-së njohin Alibeaj.
Deklaratat e saj erdhën pikërisht një ditë para mbajtjes së Kuvendit të sotëm të PD.
Por për ish-deputetin,Gent Strazimiri, ky nuk është aspak shqetësim pasi kontratën e kanë me shqiptarët dhe askënd tjetër.
"Aspak shqetësuese. Secili prej nesh kemi vendosur të përfaqësojmë një pjesë të shoqërisë apo gjithë shoqërinë në një betejë për liri të vërtetë, demokraci të vërtetë, sundim të ligjit dhe jo të një individi sado i fuqishëm qoftë ai vendali apo jabanxhi, ne kontratën e kemi me shqiptarët me askënd tjetër. Axhenda ime është axhenda e shqiptarëve, axhenda për liri dhe demokraci, euroatlantizëm, për orientimin e tyre edhe fizikisht edhe politikisht në Europë".


