Berisha për Bashën: Parimet dhe vlerat konservatore i zëvendësoi me pazare me qeverinë 

Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, u shpreh se Foltorja ishte një rrugë që na ju imponua. 

Ai ka hehdur akuza ndaj Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit, parimet dhe vlerat konservatore i zëvendësoi me pazaret dhe bizneset me qeverinë. 

Sali Berisha: Foltorja ishte një rrugë që na u imponua. Kjo rrugë jetike dhe shpëtimtare për ne, na u imponua sepse ne në 8 vite po kalojmë nga disfata në disfatë, nga zhgënjimi, të gjitha këto për shkak të një udhëheqësi të papërgjegjshëm si Lulzim Basha. Parimet dhe vlerat konservatore i zëvendësoi me pazaret dhe bizneset me qeverinë, i cili së fundmi përfundoi i ngërthyer nga të gjitha anët. Shkelmoi sovranitetin e PD-së. Filloi pazaret me narkoqeverinë dhe votoi borxhet.