Kuvendi Kombëtar i PD-së, Hajdari: "Non grata" problem personal i Berishës me SHBA, mos shërbejë si kalë beteje në PD

Komisioni i Rithemelimit mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve. Të pranishëm në sallë ishin 1425 delegatë, mes tyre dhe emra të vjetër që u rikthyen në PD.

Mes tyre Rudina Hajdari, e cila në një intervistë për RTV Ora, me gazetarin Sebastian Zonja se Partia Demokratike e ka kuptuar që djegia e mandateve në vitin 2019 ishte një gabim, por ajo që është e rëndësishme është që e shkuara të lihet pas.

Ndërsa shpalljen "non grata" të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e shikon si një çështje personale të Sali Berishës me Amerikën.

Hajdari: Për sa i përket marrëdhënies së SHA me çështjen e "non gartës" mendoj që është një problem personal i Berishës me SHBA dhe nuk duhet të kthehet në një kalë beteje për pjesën tjetër të PD-së.

RTV Ora: 35 deputetë nuk ishin në sallë. A do ketë bashkim?

Hajdari: Nuk është gjë e mirë që ata nuk ishin pjesë e Kuvendit. Uroj të gjejnë rrugën, durimin dhe vullnetin për tu bashkuar. Asnjëherë nuk është vonë.

RTV Ora: A është baza e bashkuar

Hajdari: Mendoj që pa pasur probleme, nuk ka shkuar çdo gjë vaj. Me  aq sa kam parë gjatë zgjedhjes të degëve në degë të ndryshme, ka pasur priblematika të vogla. Pro mendoj që pjesëmarrja ka qenë e madhe dhe ka pasur një vullnet të qartë të demokratëve që kriza në PD të zgjidhet.

RTV Ora: Ka pasur disa rikthime. Sa vlerë e shtuar për PD janë këto rikthime

Hajdari: Çdokush që e ndjen veten se dhe të japë kontribut për PD, gjithmonë ka vend brenda kësaj familje dhe është pozitive për këdo që dëshiron të japë kontribut.

Kuvendi Kombëtar i mbledhur këtë të shtunë miratoi ndryshimet statutore të PD-së, ndërsa Enkelejd Alibeaj nuk njihet më si kryetar i grupi parlamentar, kësisoj u shpall dhe vakanca për kreun e ri. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe deri në përfundim të zgjedhjes së Kryesisë së PDSH, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.