Nis me aksident rikthimi i linjës hekurudhore Vorë-Shkodër, treni u përplas me trailerin

Vihet në funksion linja hekurudhore Vorë-Shkodër, e cila prej 2 vitesh nuk ishte në punë. Por udhëtimi i parë nuk ka shkuar ashtu siç duhet për pasagjerët. Pranë mbikalimit në Fushë-Mamurras treni ka përplasur një trajler. Vazhdimi i udhëtimit drejt Shkodrës ka qenë i pamundur pasi goditja ishte e fortë.

Kështu ka nisur dita e parë e rivendosjes së linjës së trenit Vorë-Shkodër pas më shumë se 2 vitesh mungesë.

Treni me pasagjerë që vinte në drejtim të Shkodrës ka goditur një kamion.

Aksidenti ndodhi në Fushë-Mamurras, pasi drejtuesi i mjetit nuk ka qenë në dijeni se linja hekurudhore ishte hapur për pasagjerët dhe është përplasur nga lokomotiva.

Shkak sipas Policisë është bërë mosdhënia e përparësisë në lëvizje nga drejtuesi i kamionit, i cili është gjobitur.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, ndërsa mësohet se Policia ka bërë spostimin e kamionit, i cili kishte mbetur i bllokuar, duke liruar rrugën për trenin me pasagjerë që të vazhdojë lëvizjen drejt qytetit verior.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të garantuar më tepër siguri në zonat ku ka ndërprerje të linjës së trenit me rrugët lokale.

Nis me aksident rikthimi i linjës hekurudhore Vorë-Shkodër, treni

Nis me aksident rikthimi i linjës hekurudhore Vorë-Shkodër, treni