“S’na ndal e majta e Soros e as ajo botërore”, Berisha: Së bashku edhe 6 herë do e mundim Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, fajin për mos hapjen e negociatave me BE-në, ia ka lënë qeverisjes Edi Rama.

Në përfundim të fjalës së tij nga Kuvendi Kombëtar, tha se ky Kuvend është historik për PD-në, dhe sipas tij hap kapitullin drejt fitores.

Berisha tha se demokratët së bashku mund ta mundin edhe 6 herë Edi Ramën.

Sali Berisha: Këto 8 vite koha pothuajse ka ndaluar në raport me integrimin evropian dhe kohën e ngadalësojnë vetëm diktaturat. Në pamje të parë ne nuk jemi diktaturë, por de fakto ne jemi. Jemi tirani krmi, droge, sepse përndryshe koha nuk ndalonte kurrë dhe negociatat do të ishin hapur 6 vite më parë, por problemi është se Rama sulmon çdo ditë standardet, kriteret, vlerat që bashkojnë kombet evropiane. Sot ne kemi programin tonë.

Sot jemi forcë sovrane konservatore, e cila jeton në drejtën e idealëve të konservatorëve shqiptarëve, të cilën as e majta e George Soros as e majta  botërore, s’do mundin kurrë ta mposhtin. Ne qëndrojmë të vendosur në idealet dhe liritë tona.

Ky Kuvend hap një kapitull historik për ne, kapitullin e marzhit tonë drejt fitores.  Shumë thonë se: ku mundet Edi Rama. A nuk jemi ne që së bashku e kemi mundur 3 herë atë? Edhe 6 herë të tjera do e mundim. Ky marzh, kërkon nga ne të bëjmë çdo gjë për mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Sot në misionin tonë hapja dhe vetëm hapja është rruga për ndryshimin e Shqipërisë.