Berisha premton nga Kuvendi: Aty ku shkelet e drejta e qytetarëve, lind protesta e qëndresa

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza ndaj qeverisë duke thënë se kjo e fundit përdor krizën energjetike për t’u pasuruar.  

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ai tha se nga sot do të jenë  pranë qytetarëve, ndërsa ka paralajmëruar se aty ku do të shkelet  e drejta e qytetarëve, do të lind protesta.

Sali Berisha: Qeveria përdor krizën për pasurimin e tyre. Në Shqipëri 98%  e energjisë prodhohet nga uji. Një shkatërrim të plotë ka sistemi arsimor.  Sot para shqiptarëve ka vetëm një alternativë, dhe kjo është PD e rithemeluar mbi vlerat konservatore. Mendoj se ne kemi nisur në rrugën e duhur. Sot mes nesh kemi 70 kryetarë të degëve të PD-së, të zgjidhur për herë të parë me një anëtarë, një votë. Potenciali ynë është liria. Pasuria e saj, janë vlerat konservatore. Ndaj ne betejën tonë do e vazhdojmë deri në triumf.

Ne do e nisim nga të drejtat dhe liritë themelore. Shqiptarët e lirë në një mënyrë ose në një tjetër e gjetën vetën ne mbretërinë e frikës. Para të mëdha vërshuan drejt mediave për deformimin e informacionit. Ne nuk u dolëm zot shqiptarëve, por kjo do marrë fund, do të jemi aty ku shkelet e drejta e qytarëve shqiptarë, aty ku shkelet e drejta lind protesta, lind qëndresa.