"Unë jam Sali Berisha. Kurrë! Kurrë shpifjen e gënjeshtrën nuk e pranoj si të vërtetë!”

Lideri historik Sali Berisha akuzoi Soros se bëri përpjekje për të shkatërruar opozitën shqiptare dhe përsëriti edhe një herë se nëse do të ketë një provë që vërteton akuzat e DASH atëherë ai është gati të marrë të gjitha masat.

“E vërteta është se u përballa me përpjekje të jashtëzakonshme të George Soros për të shkatërruar opozitën shqiptare, shndërruar atë në një gjethe fiku të narko të majtës shqiptare dhe Edi Ramës. Këto përpjekje dështuan. Me këtë rast dua tu them të gjithë atyre që mendojnë apo besojnë se mund të mbajnë një pseudopozitë në këmbë gaboheni. Opozita është pushtet  moral. Ajo nuk emërohet e delegohet por buron nga zemrat e atyre që ti përfaqëson"

Berisha theksoi edhe një herë se nuk do të pranonte kurrë gënjeshtrën si të vërtetë.

"Është bërë e njohur që unë jam sanksionuar nga DASH me akuza nga të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë provë apo document. Jam saksioniuar nga lobimi korruptiv i Soros e Edi Ramës.  Kushdo që do të paraqesë një provë më të vogël kundër Sali Berishës ai është gati të marrë çdo masë ndaj vetes së tij, por duke u zotuar ndaj kësaj theksoj: Unë jam Sali Berisha kurrë, kurrë shpifjen e gënjeshtrën nuk e pranoj si të vërtetë!”