Berisha në Kuvend: PD rilindi sërish për të mbrojtur shqiptarët nga albanofobi bastard Edi Rama
Lideri historik i PD-së duke mbajtur fjalën në Kuvend shprehu mirënjohjen për të gjithë demokratët
“Demokratët mblidhen në këtë kuvend krenarë me forcën e tyre politike e trashëgiminë e saj” tha Berisha duke shtuar se më 11 dhjetor të 2021 patëm një ditëlindje të dytë.
“PD rilindi sërish. Kjo parti nuk vdes kurrë. Ajo jeton dhe do të jetojë në idealet më fisnike të shqiptarëve. Ju rithemeluat partinë sepse doni të fshini nga faqja e dheut rregjimin e bazuar në krimin drogën dhe urrejtjen e shqiptarëve. Rithemeluam së bashku PD-në sepse donim që kjo parti ashtu siç lindi të mbetej avokate e pamposhtur e vlerave konservatore tradicionale shqiptare. Ne u rithemeluam sepse donim të vendosur të mbrojmë interesat e shqiptarëve të nëpërkëmbur nga një albanofob bastard I nomenklaturës komuniste që shkelmon mbi dinjitetin dhe interesat e shqiptarëve Edi Rama.
Fjalimi i tij u ndërpre disa herë nga thirrjet dhe duartrokitjet e demokratëve të cilët thërrisnin: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do!"