Shehaj: Shtegu i vetëm drejt fitores është e vërteta. Shqiptarëve u dhemb shumë hajdutëria e qeverisë
Depueti Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, është shprehur se i vetmi shteg drejt fitores është e vërteta.
Ai tha se Shqipëria ndodhet në një krizë sepse është e korruptuar, ndërsa shtoi se qeveria nuk ka zgjedhur interesin publik por mbarëvajtjen e punëve me oligarkët.
Më tej ai tha se njerëzit do të vijnë të kontribuojnë për PD, kur të binden se po luftojmë për interesin e tyre.
Agron Shehaj: Besoj se ka vetëm një shteg që na dërgon drejt fitores elektorale, ne duhet të jemi të vërtetë. Kjo është sprova më e madhe që duhet të kalojmë. Shqipëria ndodhet në këtë krizë sepse është e korruptuar, ne thelb qeveria nuk ka zgjedhur interesin publik, por ka prioritet mbarëvajtjen e punëve dhe bizneseve të saj dhe oligarkëve që është në ortakëri. Shumica e shqiptarëve janë jo të rëndësishëm për ta.
Hapja e partisë nuk varet nga se sa të gatshëm jemi ne për të pritur të tjerët por sa të besueshëm jemi për qytetarët. Njerëzit do të vijnë të kontribuojnë për PD, kur të binden se po luftojmë për interesin e tyre. Shqiptarët duan një opozitë të vërtetë. Shqiptarëve u dhemb shumë hajdutëria e qeverisë por i bën ata të pashpresë kur dyshojnë se s’ka opozitë. Duhet tu tregojmë se jemi të pavarur nga interesa apo më keq të jemi peng i tyre.
