Psikologu: Minorenët eksplorojnë me përdorimin e drogave, është e rrezikshme

Psikologu Elidon Shehu, në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se ka fëmijë të moshës 10-12 vjeç që konsumojnë lëndë të ndryshme narkotike.

Sipas tij eksplorimi i lëndëve narkotike është shumë e rrezikshme për to.

Shehu: Në punën time të përditshme ka një numër të madh të personave të cilët janë përdorues të lëndëve narkotike qoftë edhe të psikotropeve sepse edhe ato janë bërë një problem i madh për shoqërinë. Ky është një problem social në tërësi për të gjithë. Shikojmë të rinj 10 vjeç, 12,13 vjeç të cilët përdorin lëndë narkotike. Përdorin kanabis, përdorin forma të tjera me anë të djegjes së kokainës ose kanabisit me anë të bidonit eksplorime, të cilat janë të rrezikshme për moshën e tyre.